Protestat në vend/ Begaj seri takimesh në Presidencë, pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një seri takimesh në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit.
Begaj ka pritur në Presidencë, në takime kokë më kokë, disa ambasadorë të huaj në vend.
Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt, po ashtu me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, si dhe me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.
Ndërkohë ai është takuar edhe me dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.