Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pasi incidentit në mbrëmjen e sotme në protestë ku sipas raportimeve në mediat shqiptare ai u detyrua të futej përmes Lanës për t’i shpëtuar sulmeve të protestuesve të maskuar.

Përmes një video-mesazhi Balliu shprehet se është e vërtetë që ka pasur një përballje dhe janë sulmuar disa qytetarë.

Ai thotë se incidenti ishte i mirëorganizuar nga Qeveria dhe Policia, duke përdorur sipas tij aktivistë të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit, të cilët sipas tij janë në shërbim të mazhorancës.