Protestuesit i vënë flakën 4 koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz
Protestuesit kanë çuar 4 kazanë mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë.
Katër kosha mbeturinash janë marrë nga Rruga e Durrësit dhe u është vënë flaka. Protestuesit po i drejtojnë koshat e djegur në drejtim të forcave të policisë. Po ashtu, po hedhin gurë në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila është kundërpërgjigjur me ujë me presion.
Ndërkohë ka dalë makina e parë e hedhjes së ujit del në rrugën e Durrësit, policia nis përdorimin e ujit dhe gazit lotsjellës ndaj protestuesve.