Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të hyjë në garë për të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“A e keni dëgju që kam thënë që po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së? Unë jam dëshmu në Prishtinë, jam rizgjedh kryetar, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë”, deklaroi Rama.

Ai foli edhe për të ardhmen e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se do të ishte më mirë që ai të jepte dorëheqje.

“Mendoj që do të kishte bërë mirë me dhënë dorëheqje, ashtu duhet me bë”, u shpreh Rama.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur brenda LDK-së kanë nisur diskutimet për zgjedhjet e ardhshme të brendshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume