Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, të cilin e ka cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe përkushtimin e Krasniqit, duke theksuar se ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuan dhe për të cilën dha jetën.

“Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun. Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume