Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës.
Protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave. Kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi, mes tyre edhe një printer.
Protesta, Gjeta: Qeveri kujdestare dhe zgjedhje të lira, zgjidhja për krizën politike
Sakaq, shkatërrim ka edhe te godina e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë shkatërruar xhamat.
Protesta është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe makinën ujëhedhëse për të shpërndarë turmën.
Gjatë ditës, protestuesit janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit, duke u përplasur me policinë dhe duke dëmtuar godina institucionesh shtetërore.
Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar për të tretën ditë radhazi, ndërsa demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij.