Shasivari – Gyrlek: Forcim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në fushën e drejtësisë
Në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim bilateral me homologun e tij turk, ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Akın Gyrlek, i cili është nikoqir i samitit.
Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat aktuale në sistemin e drejtësisë, proceset reformuese dhe perspektivat për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së dialogut institucional, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe rolit të bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe efikasitetit të sistemeve të drejtësisë.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të partneritetit me Republikën e Turqisë dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së ministrit Shasivari në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë, i cili mbledh ministra të Drejtësisë dhe përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.



