Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me arsyetimin se kjo gjykatë nuk ka juridiksion mbi qytetarët, ushtarakët dhe udhëheqësit politikë amerikanë.

Në deklaratën e publikuar, administrata amerikane thekson se SHBA-ja nuk është anëtare e gjykatës dhe nuk e pranon autoritetin e saj për të ndjekur penalisht shtetasit amerikanë.

Si pjesë e masave, Uashingtoni synon të ndalojë transaksionet me gjykatën, me qëllim kufizimin e burimeve dhe të aftësisë së saj për të funksionuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume