Një përleshje e dhunshme mes protestuesve dhe policëve është shënuar sot në Tiranë.

Pasi pati përplasje të forta në zonën e bulevardit dhe te Bashkia e Tiranës, edhe sheshi Skënderbej u kthye në “fushë betejë”.

Protestuesit hodhën gurë dhe tulla në drejtim të efektivëve, ndërsa në një moment ata mësynë në drejtim të policisë.

Policia vazhdon që të hedhë gaz lotsjellës në mënyrë masive. Po përdoren edhe plumba gome.

Pavarësisht kësaj, protestuesit vazhdojnë të rezistojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume