Policia në Kavadar ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se nuk ka respektuar një vendim gjyqësor që e ndalonte t’i afrohej dhe të kontaktonte partneren e tij jashtëmartesore.
Sipas denoncimit, ai i kishte dërguar një mesazh përmes një rrjeti social, duke shkelur masën e vendosur nga gjykata.
Gjatë kontrolleve është konstatuar se personi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2,14 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim penal.