Ana Ejupi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një publikim të fundit në TikTok, i cili ka ngritur dyshime se ajo dhe partneri i saj, Kevin Edmond, mund ta kenë vendosur tashmë emrin e vajzës së tyre.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ndau një video, mbishkrimi i së cilës u bë shkak për spekulime rreth emrit që çifti mund të ketë zgjedhur për vogëlushen që pritet të vijë në jetë.

Detaji që nuk kaloi pa u vënë re ishte shkronja E, e cila duket se mund të jetë inicialja e emrit të vajzës. Megjithatë, Ana dhe Kevini nuk kanë konfirmuar ende nëse kjo shkronjë lidhet vërtet me emrin e përzgjedhur, duke lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve.

Lidhja e çiftit nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”, ndërsa marrëdhënia e tyre tashmë po hyn në një kapitull të ri, atë të prindërimit.

Në fund të gushtit, dyshja ndau me publikun lajmin e ëmbël se janë në pritje të një vajze. Përmes një postimi të përbashkët, ata shprehën emocionet e tyre me fjalët: “Çfarë bekimi”.

Derisa afrohet momenti i ardhjes në jetë të vogëlushes, mbetet të shihet nëse Ana dhe Kevini do ta zbulojnë së shpejti emrin e saj apo do të zgjedhin ta ruajnë këtë detaj si një surprizë për ndjekësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume