Tetovë – Prokuroria do të procedojë një rast të ri të dhunës në familje në rajonin e Tetovës.

Siç mëson Tetovasot, SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj L.A. (35) për veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Rrezikim i sigurisë”.

Sipas policisë, të cituar nga Tetovasot, më 13 tetor 2026, pas një konflikti në shtëpinë familjare, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume