Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që të mbyllet çështja rreth ndryshimit të ligjit të Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.

“E keni parë që edhe në Qeveri janë aprovuar disa dokumente, por pres që në takimin e radhës kjo çështje të mbyllet. Ju e dini që për ne prioritet është leximi i parë dhe pastaj të hyjmë në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse dakordohemi”, ka thënë Hamza për Klan Kosovën.

“Është e mundshme që të takohemi në çdo kohë [me Kurtin]. Dinamikat janë aq të shpejta dhe koha është aq e shkurtër, saqë mund të takohemi edhe çdo ditë.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume