Protesta e studentëve në Tiranë vijon të përshkallëzohet.

Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr. Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”.

Zhvillimi vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.

Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa pranë Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin dhe policia i është kundërpërgjigjur me presion uji dhe gaz lotsjellës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume