Një 47-vjeçar nga fshati Poroj ka denoncuar në Policinë e Tetovës se është sulmuar fizikisht në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit, ai është sulmuar nga një 30-vjeçar nga i njëjti fshat, duke pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume