Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar dëmtimin e bizneseve dhe pronave gjatë protestave të ditëve të fundit, duke bërë të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate.

Përmes një postimi në Instagram, ajo thekson se aktet e shkatërrimit cenojnë shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset.

Sipas saj, dëmtimet kanë prekur veçanërisht degët bankare dhe bankomatet, duke vështirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Ajo nënvizon se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht, por protestat nuk duhet të shoqërohen me akte shkatërrimi.

“Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate. 38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Askush nuk fiton nga kjo dhunë, pasojat do t’i vuajnë të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund!”, shkruan ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume