Tetovasot – Një 22-vjeçar nga Reçica e Vogël është arrestuar në Tetovë nën dyshimin për veprën penale “mashtrim kompjuterik”, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, më 13 tetor 2026, rreth orës 20:15, policia e privoi nga liria E.SH. (22) nga fshati Reçicë e Vogël. Ai dyshohet se, duke përdorur mashtrim kompjuterik, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë pa kryer pagesën.
Tetovasot mëson se i dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.