TETOVË – Një 28-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në pranga nën dyshimin për dhunë në familje, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 24-vjeçare, T.M. ka hedhur një send në drejtim të saj, duke i shkaktuar lëndime.

Siç raporton Tetovasot, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume