Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski konfirmoi se Iva Mihailova e ka lëshuar shtetin në mënyrë të paligjshme dhe ka shkuar në Bullgari, duke theksuar se gjatë ditës ndaj saj do të shpallet fletë‑arreste ndërkombëtare.

Në intervistë për Sitel, Toshkovski theksoi se MPB menjëherë në mënyrë alarmante do ta procesojë fletë‑arrestin nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Sipas informacioneve që i kam, fletë‑arreste ndërkombëtare do të shpallet sot, Prokuroria publike kërkoi caktimin e masës së paraburgimit. Nëse gjykata merr një vendim të tillë, menjëherë Ministria do ta procesojë përmes kanaleve që i kemi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shpresoj që fqinji ynë lindor do të guxojë t’i respektojë rregullat ndërkombëtare, Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut, gjithçka që nënkupton shtet normal evropian siç Bullgaria pretendon se është dhe në thelb është pjesë e familjes së BE-së” – deklaroi Toshkovski.

Sipas ministrit, Bullgaria këto standarde duhet t’i tregojë me vepra konkrete, e jo vetëm me deklarata.

Iva Mihailova, e cila posedon edhe shtetësi bullgare, është e akuzuar në një procedurë gjyqësore për aksident komunikacioni me pasoja fatale, ndërsa në vend për të është në fuqi ndalim aktiv gjyqësor për lëshimin e shtetit. Nga MPB më herët informuan se përmes kontakt‑qendrës me Bullgarinë është konstatuar se për të nuk ka hyrje të evidentuar ligjore në territorin bullgar, ndërsa mediat publikuan se ajo tashmë gjendet në Sofje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume