Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rastet kanë ndodhur në:
– Në objektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë periudhës nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
– Në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, me një mjet metalik, është përpjekur të dëmtojë dhe të hapë derën, pas së cilës është larguar.
– Ndërkaq, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën një karrige.