Babai nga Gostivari rrahu vajzën dhe kërcënoi nënën e tij, kallëzim penal

Një 41-vjeçar nga Gostivari është përballur me kallëzim penal nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij dhe më pas ka kërcënuar edhe nënën, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj F.A. (41) për veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Rrezikim i sigurisë”.

Siç mëson Tetovasot, më 5 tetor ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij në shtëpinë familjare, ndërsa më 18 tetor ka kërcënuar nënën e tij.

Rasti është proceduar në organet kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume