Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta sulmojnë Iranin para zgjedhjeve të mesme të Kongresit, që do të mbahen më 3 nëntor.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se SHBA-ja po zhvillon “diskutime produktive” me Iranin, ndërsa theksoi se Teherani ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike dhe ushtarake.
Ai deklaroi se, pavarësisht bllokadës amerikane, përmes Ngushticës së Hormuzit po transportohen rreth 22 milionë fuçi naftë, duke pretenduar se asnjëra prej tyre nuk vjen nga Irani apo nuk shkon drejt tij.
“Ne nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesme që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor”, tha Trump.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara rreth Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani ka kërcënuar me bllokimin e disa rrugëve të transportit të naftës dhe SHBA-ja po shqyrton masa të mëtejshme ushtarake.