Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, në orën 21:19.

Vdekjen e viktimës, mashkull kosovar, e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume