Një këmbësor 68-vjeçar ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet transportues në Shkup.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi më 5 nëntor rreth orës 15:00 në rrugën “Dizhoni”, ku automjeti “Peugeot”, i drejtuar nga B.L. (36) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin L.M. (68).

I lënduari është dërguar në spitalin “Shën Naumi Ohridski”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen dhe po heton shkaqet e aksidentit.

TetovaSot do të ndjekë rastin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume