Agim Islami nga rasti “Alfa”: “Burgu vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit, ata me para e fuqi politike dalin në liri!
Agim Islami, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njohur si “Alfa”, ka reaguar ashpër përmes një postimi lidhur me vendimet e fundit të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, ku persona të dënuar apo të akuzuar po lirohen me garanci financiare.
Islami, i cili po vuan dënimin prej 18 vitesh, ngre pikëpyetje të mëdha mbi besueshmërinë dhe drejtësinë e sistemit gjyqësor në vend, duke theksuar se përderisa për figura me ndikim politik e financiar gjenden rrugëdalje ligjore, personat e pafajshëm pa mbështetje politike vazhdojnë të vuajnë dënime për raste të montuara.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Ja postimi i plotë i tij:
Gjykata me 2% besueshmëri,e ruan me fanatizëm këtë rejting!
Ky personi ishte i dënuar 18 vjet burg në fillim, pastaj gjykata e “drejtë” ja zbret në 5 vite,dhe në fund as një vit s’ka qëndruar në burg.
E sot u shpall i pafajshëm,është i lirë në shtëpi me milionat që i ka zhvatur nga politikanë (pare të popullit) dhe biznesmenë!
Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe për të pafajshmit,për ata që s’kanë pare dhe fuqi politike!
Ai që ka para dhe fuqi politike,del në liri edhe ne qoftě se ka vjedh krejt shtetin,ata që skan,kalben në burg pa asnjë faj!
Ky është shteti ynë,Turp!
2008–2026/27..
Liri per Rastin Alfa
18 vite padrejtěsi.