Banorët e fshatit Bukoviq në Komunën e Sarajit prej muajsh përballen me mungesë të ujit në shtëpitë e tyre. Ata thonë se që nga muaji maj nuk kanë ujë dhe janë të detyruar të furnizohen në një çezmë publike, ku mbushet ujë për të gjithë fshatin.

Banorët shprehen të shqetësuar edhe për cilësinë e ujit, pasi nuk janë të sigurt nëse është i përshtatshëm për pije, ndërsa theksojnë se komuna nuk ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e problemit.

“Gati gjashtë muaj nuk kam ujë në shtëpi, ja këtu mbushim. Kjo çezmë është për të gjithë fshatin”, deklaron një banor i Bukoviqit.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, pranon se disa vendbanime në komunë nuk kanë fare rrjet të ujësjellësit, ndërsa në Bukoviq nevojiten ndërhyrje në segmente të caktuara të rrjetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume