Dollari amerikan ka pësuar rënie, pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Rezultati nuk ka sjellë vetëm një goditje politike për presidentin amerikan, Donald Trump, por ka tronditur edhe tregjet financiare.

Reagimi i parë është regjistruar te dollari amerikan, i cili ka rënë në nivelin më të ulët të një muaji, ndërsa euro, paundi britanik, jeni japonez dhe franga zvicerane janë forcuar kundrejt monedhës amerikane.

Investitorët po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të ndryshojë në politikat ekonomike të Uashingtonit, tashmë që demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Një Kongres i dominuar nga demokratët pritet ta bëjë më të vështirë miratimin e nismave të presidentit Trump, duke shtuar mundësinë e një bllokimi politik në dy vitet e ardhshme.

Po ashtu një nga sektorët që mund të prekët drejtëpërdrejët është inteligjenca artificiale. Demokratët kanë shprehur mbështetje për një kontroll më të madh të këtij sektori, çka ka ngritur shqetësime mes investitorëve për mundësinë e kufizimit të zgjerimit të kompanive teknologjike dhe investimeve të tyre në qendrat e të dhënave.

Në tregjet aziatike, aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale regjistruan fillimisht rënie, ndërsa më pas tregjet globale nisën të rimëkëmbeshin.

Në vëmendje kanë qenë edhe kompanitë e lidhura me Elon Musk. Aksionet e Tesla-s dhe SpaceX pësuan rënie rreth 4.5 deri në 5 për qind në tregtimin në platformën evropiane Tradegate. Musk ishte një prej mbështetësve më të mëdhenj financiarë të republikanëve gjatë fushatës.

Progres-raporti për Shqipërinë, KiE: Mbyllja e negociatave në varësi të zbatimit i të reformave. Paralajmërimi për politikën shqiptare

Megjithatë, analistët vlerësojnë se ndikimi i plotë i rezultatit zgjedhor do të kuptohet në vijim, kur të bëhen më të qarta drejtimet e politikave fiskale, teknologjike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Tregjet tashmë po përgatiten për një realitet të ri politik, ku presidenti Trump do ta ketë më të vështirë të çojë përpara axhendën e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume