Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku është përfshirë nga flakët një orman shpërndarës me matës elektrikë.
Pas ndërhyrjes së Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit, raporton Tetovasot.