LSDM njofton se ka paraqitur interpelancë ndaj ish-zëvendëskryeministrit, tani ministër i vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq.
“Është koha për përgjegjësi politike për një nga ekzekutorët e Vuçiqit, për agjendat kineze dhe ruse, për përhapjen e urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Bazat për interpelancën janë të qarta: sjellje e papranueshme dhe e papërshtatshme ndaj deputetëve, e cila minon dinjitetin e Kuvendit, dhe veprim politik që është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe strategjike të Maqedonisë.
Stoilkoviq nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë, dhe Hristijan Mickoski është përgjegjës direkt për praninë e tij të vazhdueshme në Qeveri.
Lidhja e tij me strukturat e inteligjencës serbe dhe paraqitjet e tij publike dhe aktivitetet e lidhura me Rusinë ngrenë një pyetje serioze: interesat e kujt përfaqëson ai si anëtar i Qeverisë maqedonase?
Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe një vend me një politikë të jashtme të përafruar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Promovimi i agjendave të kundërta gjeopolitike minon besimin midis aleatëve dhe dëmton interesat tona kombëtare.
Gjithashtu ngremë çështjen e udhëtimit të tij në Kinë dhe paraqitjes së tij me delegacionin e SNS-së dhe Vuçiqit.
Interpelanca përfshinë edhe përmbajtjen që lavdëron Ratko Mladiçin, i dënuar për gjenocid”, thonë nga LSDM.