Ministria e Transformimit Digjital i ka dorëzuar një urdhër të ri Agjencisë për Komunikime Elektronike për bllokimin e 104 faqeve të tjera të internetit, përmes të cilave organizohen ilegalisht lojëra të fatit online.

Me urdhrin e ri, numri i përgjithshëm i faqeve të përfshira në bllokim ka arritur në 462. Nga Ministria theksojnë se masat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga keqpërdorimi i të dhënave personale dhe financiare, si dhe parandalimin e ekspozimit të të miturve ndaj lojërave të fatit online.

AKE-ja ka afat prej pesë ditësh që urdhrin t’ua përcjellë operatorëve, të cilët duhet ta kufizojnë qasjen në faqet e përmendura. Nga Ministria u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos ndajnë të dhënat e tyre në platforma të internetit të paverifikuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume