Tragjedi rrugore plot dhimbje mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Levan-Vlorë ku humbi jetën një burrë.

Policia e Fierit doli sot me një informacion zyrtar mbi ngjarjen, me të dhëna që hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur.

Dinamika e ngjarjes ishte e tillë: Shtetasi A. B., 58 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor.

I moshuari është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I.. Ky i fundit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Policia njoftoi se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier ndërsa materialet proceduale i kaluan Prokurorisë. /noa

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume