Skender Rexhepi nga Alternativa ka komentuar edhe fotografinë e publikuar të premten mbrëma nga kreu i DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zejdi në ClickPlus tha se Afrim Gashi, kryetar i Alternativës në atë fotografie është gjendur para aktit të kryer.
“Një grup njerëzish kanë vendosur në një foto ku është edhe kryetari im (Afrim Gashi kryetar i Alternativës) i cili besoj se më shumë është gjendur në atë pozitë, sepse e kanë sjellë para aktit të kryer, por megjithatë është qëndrim i tij”, tha Zejdi në ClickPlus në TV21.
Kujtojmë se nëpërmjet fotografisë të premten natën vonë u paralajmërua edhe shumica e re parlamentare nga VMRO-DPMNE.