Shkruan- TetovaSot

Sela nuk dukej në tavolinën Anti NATO dhe Anti BE, por ai ishte më shumë se të tjerët aty. Në fakt të tjerët ia zbërthyen lojën e fshehtë me Apasievin. Aty më pas filloi teposhtëza e asaj marrëveshjeje për rrëzimin e qeverisë.
A mund ti besohet më Ziadin Selës?! Të gjitha përgjigjet janë një JO e madhe.
Edhe në zgjedhjet e fundit me rezultatin më katastrofal të mundshëm, ai dëshiron ti hedhë hije kësaj dhe ta mbulojë këtë dështim me një Qeveri të re. Por pikërisht kjo e ç ‘veshi më shumë nga taktikat e tij që tashmë i kanë lexuar të gjithë që bëjnë pjesë në personazhin se cilin do ta nxjerrë në pension politik Sela, siç ka bërë me shumë të tjerë deri tani.
E nisi duke e reformuar PDSH e Thaçit, u bashkua më pas me RDK-në e duke bredhur gjithandej në diasporë në takimet e “shkëlqyera” atje dhe më pas e flaki tej Vesel Memedin.
E morri më pas Unitetin e Gëzim Ostrenit dhe e përçau në dy pjesë. Lidhi më pas bashkëpunim me Bilall Kasamin dhe e poshtëroi atë duke e etiketuar me emra arab.
Nuk ka xhirime ku pas ndarjes Sela mos ketë etiketuar rëndë ata. Pas largimit të Kasamit ai u bashkua me Gashin e Alternativës vetëm për interesin e Gostivarit dhe tani pas zgjedhjeve menjëherë shënjestron Zejdin duke e quajtur gënjeshtar.
Kreu i ASH-së kurrë askujt nuk i dha llogari.
Pas zgjedhjeve flet për regjime, flet për dorëheqjen e fituesve dhe vetë po ia kalon paqtë. Madje ai në zgjedhjet e fundit partnerin shqiptarë të koalicionit që e kishte pra Alternativën e mashtroi në ndarjen që e kishte gjithë për vete duke mos i dhënë asgjë partisë së Gashit duke e lënë në fund me gishta në gojë pa asnjë komunë.
Bashkëpunoi me VMRO-në në Gostivar vetëm që të mund ta mbajë atë qytet ndonëse humbi gjithandej.
Në përpëlitjet e fundit politike ai sërish së bashku me Taravarin në pazare të fshehta me VMRO-në dhe Levicën, i mashtroi partitë shqiptare dhe më pas i quajti gënjeshtar dhe mashtrues.
Por pas gjithë këtyre intrigave politike të Selës duke i nxjerrë jashtë politikës gjithë ata me të cilët bashkëpunoi si RDK-në e Veselit, Unitetin e Ostrenti, BESËN e Kasamit, Alternativën e Gashit, VMRO-në e Mickoskit në fund në kapitullin e tij të mbyllur tashmë, a i ka mbetur vetëm LEVICA si partner i sigurtë për të përmbyllur karrierën e tij politike?
Por nuk duhet harruar kurrë, se shqiptarët do të mbajnë mend gjatë fotografinë e bashkëpunimit me APASIEVIN.