Pas arrestimit të shefit të pikës kufitare në Bllacë, ka reaguar Adnan Azizi nga Lëvizja Besa.
Azizi ka pyetur se si ka mundësi që selektivisht të kapen dhe akuzohen vetëm shqiptarët që kanë qenë në LSDM, duke thënë se dihet se pjestarët kryesor të krimit në LSDM kanë qenë ish kryministri dhe familarët e tij, shefi i anti korrupsionit dhe nivelet tjera institucionale.
Shkrimi i plotë:
Nga mijëra anëtarë dhe funksionarë që LSDM i ka në radhët e saj parashtrohet pyetja: si ka mundësi që selektivisht të kapen dhe akuzohen vetëm shqiptarët që kanë qenë në LSDM faktorë dekorativ, sa për sy e faqe, kur dihet se peshqit e mëdhenj të krimit janë në kupolë të LSDM-së duke filluar nga ish kryministri dhe familarët e tij, shefi i anti korrupsionit dhe nivelet tjera institucionale dhe çdo pore të shoqërisë ku “lulëzojnë” në krim dhe korrupsion njerëzit e kësaj partie?!
Në të kaluarën krimi ishte i përqëndruar në tandemin Gruevski-Mihajllkov, ndërkaq tandemi LSDM dhe BDI krimin e organizuar e zbritën nga koka në bisht, që do të thotë se nuk ka mbetur shtyllë apo institucion në shtet ku nuk lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar politik dhe institucional.
Mjafton një hetim i vogël për t’u zbardhur këto mega skandale të kësaj qeverie të dështuar dhe kortuptuar.
Është tendencë qesharake e LSDM-së dhe BDI-së për të treguar para opinionit se gjoja e luftojnë korrupsionin dhe krimin në radhët e veta.
Në të vërtetë, motoja e tyre mashtruese është kjo: “Hajdutët tanë janë shqiptarë dhe etnitetet tjera brenda subjektit tonë”!