Shkruan Arsim Zekolli

Nuk është hajgare. Është shpallje lufte.

Të njëjtit politikan (Mickoski, Nikolovski, Siljanovska, Misajloski), të njëjta media të njejtit gazetarë dhe “intelektual” Maqedonas që diktonin histerine mediale për nxitje te gjahut kunder Ziadin Seles deri ne vrasje, tani i shofim duke bere te njejten kunder Talat Xhaferit. Kjo kope dhe agjenture e dirigjuar nga Beogradi dhe Moska nuk ja falnin deklaraten e Seles per Bulgarine, ndersa tani nuk ja falin Talatit viziten ne Ukraine dhe pritjen ne Bundestag.

Kjo eshte klike fashiste me vokabular fino dhe me nje Z te tetovuar ne zemer. Fashizem klasik rusofil, rusizem i mbindertuar mbi milosevicizmin qe tani lulezon ne Maqedoni me shum se ne Serbi. Gjahu i tyre ndaj Seles dikur, dhe Talatit tani eshte vazhdimesi e psikozes se luftes ndaj c’do gje Shqiptare qe nuk perkulet. Keshtu eshte qe nga koha e gjahut fashist kunder Mithat Eminit, kunder Nevzat Halilit, kunder Arben Xhaferit, kunder Menduh Thacit, kunder Rufi Osmanit, kunder Ali Ahmetit, kunder Ziadin Seles dhe tani kunder Talat Xhaferit. Eshte lufte. Pa ekuioke dhe pa doreza – eshte lufte mediale me aspirate qe te shendrohet ne lufte te vertet.

Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela duhet ta bejne te qarte kete gje, ne menyre publike. E kuptoj se aq ua ban atyre (dhe te gjithe neve) per urrejtjen skizofrenike dhe patologjike te establishmentit maqedonas ndaj c’do gjeje Shqiptare. Por duhet bere publike me qellim te njoftimit te bashkesise nderkombetare per prapavijat e histerive te inskunuara nga qarqet e apostrofuara. Ali e Ziadin, Afrim e Bilal mund te ken dallime, mund te ken raporte te acarruara. Dashten apo nuk dashten te pranojne, ajo qe i bashkon te gjithe eshte urrejtja e hapur dhe gjendja e luftes ndaj tyre dhe c’do gjeje Shqiptare nga kjo VMRO-DPMNE rusofile dhe nga aparati medial maqedonas.