Pas më shumë se një dekade, parku vozitës i “ELEM TURS” u plotësua me dy automjete (pickup) të domosdosshme për transportin e ushqimit për nevojat e ketering restaurantit për ushqim shoqëror (mensë) në “REK” Manastir – Novaci me qëllim të dërgimit të ushqimit për të punësuarit në “REK” – Manastir informon Tetovasot.Këtë e bëri të ditur Adem Avziu drejtori Gjeneral i “Elem Turs” .
Sipas tij ,cilësia dhe siguria e ushqimit për të punësuarit e “REK” – Manastir, veçanërisht në periudhën e ardhshme verore, është prioriteti më i lartë i menaxhmentit të “ELEM TURS”.
Edhe në kushtet jashtëzakonisht të vështira ekonomike dhe të pafavorshme në të cilat ndodhet turizmi në vitet e kaluara pandemike, përcaktimi i prioriteteve dhe përmbushja e tyre është një nga sfidat kryesore me të cilat përballemi në periudhën e kaluar!
“Kënaqësia e turistëve tanë nga njëra anë dhe e punonjësve nga ana tjetër është synimi ynë parësor!”deklaroi drejtori Avziu .TetovaSot.