Dikur deklaronte se pa Kosovën “Ballkani i Hapur” nuk është i plotë, por sot ka shprehur kënaqësinë për praninë në këtë nismë rajonale, ndonëse Kosova nuk merr pjesë në të.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë samitit të radhës të “Open Ballkan” që po mbahet në qytetin e Ohrit, sot është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin shqiptarë Edi Rama, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher R.Hill.

“ Sot, në Ohër, kisha kënaqësi t’u bashkohem pjesëmarrësve të samitit të radhës të “Open Balkan”.

Në margjinat e këtij samiti, kisha mundësi ta takoj kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill, që është një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i projektit “Open Balkan”.”, shkruan Afrim Gashi.