Edhe këtë vit shkolla Naim Frasheri në Reçicë të Vogël nuk do të lëshohet, Komuna hedh fajin Ministrisë, Drejtori nuk e di (VIDEO)
Nuk është depo mbeturinash, as ndonjë shtëpi e braktisur.
Është shkolla e shumëpërfolur e Reçicës së Vogël për të cilën opozita tani udhëheqësia e komunës së Tetovës mbanin press konferenca në vendin e përcaktuar. Por si thotë populli çka të bësh do ta bëjn edhe një do ta shtojnë edhe Bilall Kasami as këtë vit nuk do të mund të vë në funksion shkollën e re.
Përgjegjsi I sekitorit për Arsim në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti deklaroj se ende nuk është bërë pranim dorëzimi teknik dhe për këtë arsye shkolla me gjasë nuk do të lëshohet në përdorim as vitin e ardhshëm shkollor.
“Ende nuk e kemi bërë pranim dorëzimin nga ana e Ministrisë Për Arsim dhe Shkencë kemi dhe disa problem në regjistrimin në kadastër, jemi në komuinikimi me sektorin për urbanizëm dhe personat të cilët kanë bërë rregullimin e dokumentacionit për regjistrimin e kësaj shkolle, mendoj që deri në muajn Shtator të shohim ndonjë mundësi që edhe komuna të mund të bëj rregullimin e oborit të shkollës pasi që ministria ka furnizuar shkollën me inventatr mirëpo nuk mund të lëshojmë në përdorim një objekt I cili ende nuk ka murrë rrethues apo qasja është direkte mes rrugës kryesore dhe hyrjes në shkollë.Nëse ne brenda këtij pushimi vjetor do të mund të sigurojmë kushte optimale për sigurinë e fëmijëve atëherë normalisht dhe në qoftë se bëhet pranim-dorëzimin nga Ministria do ta lëshojm në përdorim atë shkollë dhe nëse nuk bëhet ky pranim dorëzim ne si komunë nuk do të hym në atë përgjegjësi që të lëshojmë në përdorim këtë shkollë” tha duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të TetovSot Nazmi Dauti-përgjegjësi I sektorit për arsim në Komunën e Tetovës
E për këtë çështje kontaktuam edhe drejtorin e shkollës Xhelal Alili I cili arrogant në përgjigjen e tij tha
“Nuk kam asnjë informacion, për këtë pyesni komunën.
Gazetari; Drejtor a do të lëshohet në përdorim shkolla këtë vit
Alili; Po ku ta di unë sit ë lëshohet le të lëshohet, nëse jo Zoti Hajrin çka ti bëj”
tha shkurt dhe arrogant drejtori i shkollës fillore Naim Frashëri, Xhelal Alili
Duke hudhur topin herë në ministri e herë tek murri mbrojtës nxënësit nga ana tjetër do të duhet që të presin që shkolla e re në Reçicë të vjetërsohet e pastaj të lëshohet në funksion. /TS/