Dje në Tetovë  është plagosur një grua e moshës 59  vjeçare duke qenë në shtëpi nga një plumb i armës së zjarrit që dyshohet se është gjuajtur në një aheng familjar, por sipas policisë, ende nuk dihet se nga ka ardhur plumbi. Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi në një prononcim për portalin TetovaSot tha se plagosja e 59 vjeçares ende nuk dihet se nga ka ardhur, punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Dje (13-korrik) në ora 18:30 në SPB Tetovë është raportuar se 59-vjeçarja S.Sh. nga Tetova në oborrin e saj para shtëpisë në rrugën JNA në Tetovë, është goditur nga një plumb i padenstinuar, pas së cilës me urgjencë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar” tha zëdhënsi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi  për portalin TS.

Ai gjithashtu bëri apel që mos përdoren armët në ahengjet dhe dasmat që mbahen, pasi ata që përdorin armë gjatë dasmës dështë vepër penale dhe dënohen me ligj. /TS/