Zv/drejtori i NPK-së, Daut Memishi ka bërë apel pas rreshjeve të shiut që të mos hudhin mbeturinat në vende jo adekuate, sepse vështirësojnë edhe më shumë situatën në teren!

“Pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut në qytetin e Tetovës, disa rrugë janë të pa kalueshme dhe janë shkaktuar dëme. Gjithë ekipet janë në teren, institucionet përkatëse janë mobiliziuar për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari.
Apelojmë tek çdo qytetar, të mos hudhin mbeturinat në vende jo adekuate, sepse vështirësojnë edhe më shumë situatën në teren!
Ekipet e ndërrmarjes NPK dhe njësia e Zjarrëfikësve do të jenë në teren edhe gjat natës për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga rreshjet” ka shkruar Daut Memishi