Dy shoferë të autobusëve, gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Tabanoc, janë kapur duke kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit përkatës.
MPB-ja informon se dje dhe sot, nga ana e nëpunësve policor të Stacionit Policor për Vendkalimin Kufitar – Tabanoc është kryer kontroll i dy autobusëve, të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.
Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (40) nga fshati Mojanc, Komuna e Haraçinës dhe autobusit me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.Z. (37) nga Tetova, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione përkatëse për shoferët, kumtojnë nga MPB-ja.