Arsim Sinani dhe Adnan Azizi e shoqërojnë Bilall Kasamin në Danimarkë. Kush i mbulon harxhimet? (FOTO)
Kryetari i komunës së Tetovës, Biall Kasami pas koalicionit me VMRO-në në Tetovë ia ka mësyer diasporës për të shitur “patriotizëm” tek ata që më së shumti e duan vendlindjen. Kasami nuk dihet nëse koalicionin me VMRO-në në diasporë e shet si vepër fisnike dhe në dobi për Tetovën apo njejtë e paraqet si dikur që bëri një koalicion të parë parazgjedhor mes shqiptarëve dhe maqedonasve për zgjedhjet parlamentare mes BESËS dhe LSDM-së në dobi të shqiptarëve ku LSDM më pas e largoi nga qeveria.
Kasami në proflin e tij në Facebook vizitin e tij në Danimarkë nuk e tregon ende e bën si kryetar komune apo kryetar partie, pasi sipas tij si kryetar komune do të sjell shumë investime nga Danimarka.
Nga ana tjetër ai ka ardhur në pushtet duke treguar se do të bëjë çdo gjë transparente, a do të tregojë se me cilët para ka shkuar në Danimrakë dhe çka lypin Adnan Azizi dhe Arsim Sinani? Kush i paguan harxhimet të personave që nuk janë në marrëdhnie pune në komunën e Tetovës? /TS/