Në vitin 1297 – Beteja në urën Stirling, rebeli skocez William Wallace mposht anglezët.
Në vitin 1609 – Urdhri i dëbimit i shpallur kundër Moriscos të Valencias; fillimi i dëbimit të të gjithë Moriscove të Spanjës.
Në vitin 1697 – Beteja e Zentas: forcat e Princit Eugen të Savojës mposhtin turqit, duke i dhënë fund kontrollit osman të pjesëve të mëdha të Evropës Qendrore.
Në vitin 1708 – Lufta e Madhe Veriore: Charles XII i Suedisë ndalon marshimin e tij për të pushtuar Moskën jashtë Smolenskut, duke shënuar pikën e kthesës në luftë.
Në vitin 1941 – Filloi ndërtimi i Pentagonit, në kontenë Arlington, Virxhinia; një nga ndërtesat më të mëdha të zyrave në botë, është selia e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, duke përfshirë Ushtrinë, Marinën dhe Forcat Ajrore.
Në vitin 2001 – Dy aeroplanë pasagjerësh të rrëmbyer nga terroristët e Al Kaedës u përplasën në Kullat e Tregtisë Botërore të Nju Jorkut duke shkaktuar shembjen e të dyve dhe vdekjen e 2606 personave.
Në vitin 2001 Terroristët rrëmbejnë një aeroplan pasagjerësh dhe e përplasin atë në Pentagon duke shkaktuar vdekjen e 125 personave.
Në vitin 2001 – Përpjekja e pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit 93 të United Airlines për të rimarrë kontrollin e aeroplanit të tyre të rrëmbyer nga terroristët shkakton rrëzimin e avionit në fushën e Pensilvanisë duke vrarë të gjithë 64 personat në bord.