Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike nga Irani, në emisionin “Wake Up America” në SHBA, ku ka qenë i ftuar së bashku me Richard Grenell.
Rama është shprehur se Irani u deklarua si autor i sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë pasi kështu rezultuan provat nga Microsoft dhe agjencive të specializuara amerikane.
“Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara ameirkane që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike. Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambsada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit“, ka deklaruar Rama.