Grubi: Kompania kroate që fitoi tenderin e mbikqyrjes së Korridorit 8 u skualifikua, kishte lidhje me Rusinë
Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka folur ekskluzivisht në emisionin “Click Plus” në TV21 në lidhje me tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8, kontratë e fituar nga “ Bechtel Enka”.
Tenderit për mbikëqyrje iu përgjigjën dy kompani, Hill, një kompani amerikane dhe një kompani kroate.
Kompania amerikane nuk ka dorëzuar dokumentacionin në kohë, gjë që e skualifikoi, duke mbetur vetëm kompania kroate.
Por kompania kroate nuk dha garancinë bankare prej 2.7 milionë euro.
Më vonë u bë e qartë se paratë ruse qëndronin pas asaj kompanie.