Nxënësit nga ShMP “Jahja Kemal” Bogovinë – Tetovë organizuan ekspozitë artistike në Galerinë e Arteve në Tetovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.
Në ekspozitën ku nxënësit nga ShMP “Jahja Kemal” prezantuan punimet e tyre. Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i ShMP “Jahja Kemal” Bogovinë – Tetovë zotni Aziri cili gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e kremtimit të ditës dhe manifestimeve të tilla me karakter kulturor.
Programi përbëhej nga shfaqje të ndryshme dhe publiku i ndoqi me shumë vëmendje.
Në fund nxënësit treguan dhe prezantuan para vizitorëve veprat e tyre artistike.