Gjimnazi “7 Marsi “pjesë e mbledhjes së 4 në Rumani të projektit “Using technological devices for study”
As kufizimet e Covid-19 nuk kanë mundur të ndalin nxënësit e Gjimnazit “7 Marsi ” të marrin pjesë në projektet Erasmus informon Tetovasot. Edhe pse virtualisht, nxënësit kanë qenë pjesë e mbledhjes së 4 në Rumani të projektit “Using technological devices for study” gjatë 8-14 Maj,2022.
Gjatë ditëve të punës u diskutuan shumë mënyra se si mund teknologjia të lehtësojë procesin e të mësuarit. Nxënësit prezantuan disa nga aplikacionet që mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë proces.
Përveç tjerash, nxënësit ndoqën edhe prezantimet e shteteve partnere si dhe shkëmbyen ide mbi mënyrën se si mund te kishim një qasje me efektive në mësimdhënie u shpreh Elona Xhemaili.Tetovasot