Nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” thonë se ende nuk kanë informacione se sa kompani kanë aplikuar. Të gjitha detajet do të bëhen të ditura pas 25 tetorit.

“Deri në afatin kohorë përfundimtar për dorëzim të ofertave dhe hapjes deri më 25.10.2022 në ora 11, nuk jemi në dijeni nëse janë dorëzuar oferta dhe sa oferta janë dorëzuar” – thonë nga “Rrugët Shtetërore”