Deputetët sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 84-të, debatuan për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë së shkurtuar, me të cilin parashihet procedurë e veçantë për instalimin e centraleve fotovoltaikë në objekte, pa lëshuar vendim për instalim, nga ana e konsumatorëve-prodhuesve të cilët e përdorin energjinë elektrike të prodhuar për konsumin e tyre, ndërsa tepricën energjisë së prodhuar e dorëzojnë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Me Ligjin për ndërtim, panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet maksimal të instaluar deri në 1 MW mund të instalohen në një objekt pasi të merret vendim për instalim sipas nenit 74 të Ligjit. Me ndryshimet në e Ligjit për ndërtim do të fshihet dispozita me të cilën komuna lëshon vendime për instalimin e sistemeve fotovoltaike në çati për konsumatorët-prodhues.
Deputetët e shumicës në pushtet theksuan se bëhet fjalë për një ligj shumë të rëndësishëm dhe se duhet sa më shpejt të miratohet.
VMRO-DPMNE opozitare edhe pse e mbështet këtë ligj në shenjë të revoltit e lëshoi seancën plenare që në fillim, siç shpjegoi koordinatori i grupit të deputetëve Nikolla Micevski, caktimi me vonesë i vazhdimeve të tre seancave dhe koha e shkurtër për përgatitje, si dhe pamundësia që të informohen përmes faqes së internetit të Kuvendit për shkak se nuk funksiononte. Micevski tha se deputetët e opozitës nuk janë njoftuar me kohë për seancat, por mesazhe kanë marrë në orën 9:30.
Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, i cili e udhëheq seancën, tha se që mbrëmë kishte paralajmëruar se sot do të ketë seanca dhe tha se caktimi i seancave nga ana e kryetarit të Kuvendit ka qenë çështje e rregullores.
Seanca është ndërprerë, ndërsa nënkryetari i Kuvendit e ka caktuar vazhdimin për në orën 15.00.
Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdimi i seancës së 84-t, seancës së 69-të dhe 88-të.
Pikat e mbetura në rendin e ditës së seancës së 84-të janë Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kushte për qasje të lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor, propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për interkoneksion të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, Propozimi i plotësuar i ligjit për buxhete, si dhe Propozimi i ligjit për huazim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka investuese evropiane sipas Marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut dhe Propozimi i ligjit për emërimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, të dy me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për emërimin e Ligjit për akademi sportive, Propozimi i ligjit për institucione për arsim të mesëm të bashkësive fetare dhe Propozimi i ligjit pët plotësimin e Ligjit për automjete.
Në rend të ditës së seancës së 69-të janë pikat e mbetura, Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëvehsjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërsë për njohje të ndërsjellë të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – siguri (OEOS), Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë dhe në sferën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, si dhe Propozimi i ligjit për emërimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Si e fundit për sot u paralajmërua seanca e e 88-të, ku në rend të ditës si pikë e parë është që Risto Penov të zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale, për çka në seancë duhet të marrë pjesë propozuesi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili gjendet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pastaj duhet të votohet për gjykatësit kushtetues, për çka debati përfundoi dje, ndërsa në rend të ditës së kësaj seance janë edhe ligjet e lidhura me masat për efikasitet energjetik, si dhe ligjet për shoqata dhe për partitë politike, e tjerë.