Kur një kafshë shtëpiake ngordh, shumë pronarë marrin vendimin për të ruajtur kujtimin e tyre në një mënyrë të veçantë. Shumë njerëz preferojnë që të gdhendin emrin e kafshës së tyre nëpërmjet një tatuazhi apo të dhurojnë para në një strehë kafshësh për nder të tyre.

Megjithatë, një familje ka tejkaluar çdo pritshmëri duke e kthyer qenin e tyre në një tapet. Pronarja e kompanisë australiane, Chimera Taxidermy që merret me krijimin e punimeve të tilla, Maddy, 29 vjeç, është shprehur se balsamosja e kafshëve po shënon rritje, siç raporton “The Mirror”.

Taksidermia e kafshëve shtëpiake

Maddy shpjegon edhe si është krijuar tapeti prej qenit të racës Golden Retriever. “Gëzofi është nxirë dhe kthyer në lëkurë që qimet mos të bien”, shpjegon ajo teksa shton se “balsamosja e kafshëve është përhapur më shumë në 5 vitet e fundit”.